BOTA, 2 Mars 2026, 16:28

Shpërthime të fuqishme në Iran, pranë impiantit bërthamor dhe bazës ajrore në zonën e Isfahanit

Shpërthime të fuqishme në Iran, pranë impiantit

Shpërthime të forta janë dëgjuar pranë një impianti bërthamor dhe një baze ajrore në zonën e Isfahan, në Iran, raportoi rrjeti televiziv Al Jazeera.

Qyteti i Isfahanit strehon një sërë objektesh të rëndësishme ushtarake, përfshirë instalime bërthamore, një bazë të madhe ajrore si dhe fabrika të lidhura me prodhimin e dronëve iranianë dhe pajisjeve të tjera ushtarake.

Impianti bërthamor në Isfahan, ndërtimi i të cilit nisi në vitin 1999, operon tre reaktorë të vegjël kërkimorë me origjinë kineze dhe merret me prodhimin e karburantit si dhe aktivitete të tjera që lidhen me programin civil bërthamor të Iranit.

Po ashtu, në Isfahan ndodhet një nga bazat ajrore më të rëndësishme të Iranit, ku është dislokuar flota e vjetëruar e avionëve luftarakë amerikanë F-14 Tomcat, të blerë para Revolucionit Islamik të vitit 1979, sipas raportimit të gazetës britanike The Guardian.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi shkaqet e shpërthimeve apo mbi dëmet e mundshme, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.