BOTA, 3 Janar 2024, 14:26

"U goditën pranë varrit"/ Vriten 20 persona si pasojë dy bombave shpërthyese në Iran, përkujtonin gjeneralin Qasem Soleimani

"U goditën pranë varrit"/ Vriten 20 persona si pasojë

Të paktën 20 persona janë vrarë në një varrezë në Iran, ku po mbahej një ceremoni në përvjetorin e vrasjes së komandantit të lartë të Iranit Qassem Soleimani, raportojnë mediat shtetërore.

Raportet shtojnë se ka pasur dy shpërthime në vendin në qytetin e Kermanit ku është varrosur ish-komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Një zyrtar iranian i përshkroi shpërthimet si “sulme terroriste”, sipas medias shtetërore.

Kjo vjen një ditë pasi nënkryetari i Hamasit, Saleh Arouri, vdiq në një shpërthim në Bejrut.

Soleimani, dikur gjenerali më i lartë ushtarak i Iranit, u vra gjatë një vizite në vitin 2020 në një sulm me dron amerikan.

Sulmi shkaktoi një krizë të madhe midis SHBA-së dhe Iranit, duke çuar në sulme hakmarrëse me raketa kundër objekteve ushtarake amerikane në Irak dhe duke i shtyrë të dy vendet në prag të luftës.