TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ndërtesë është shembur në Canale Monterano, pranë Romës, dhe shkak dyshohet të jetë bërë një shpërthim si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Referuar mediave italiane, tre persona janë nxjerrë nga zjarrfikësit dhe transportuar në spital.
Ata janë një djalë 18-vjeçar, një burrë 40-vjeçar dhe një grua, që ndodheshin në një ndërtesë.
Mbeten për t'u sqaruar shkaqet e shpërthimit që shkaktoi shembjen, ndërsa paraprakisht nga një kontroll nga Italgas zbuloi se ndërtesa nuk ishte e lidhur me rrjetin e qytetit, por në vend u gjetën bombola të GLN-së.