BOTA, 31 Mars 2026, 13:55

"Shkoni merrni naftën vetë në Hormuz!"/ Trump shpërthen ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera

"Shkoni merrni naftën vetë në Hormuz!"/ Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se vendet “si Mbretëria e Bashkuar” që nuk mund të sigurojnë karburant për avionë për shkak të kufizimeve rreth Ngushticës së Hormuzit duhet “të mbledhin pak guxim të vonuar, të shkojnë në Ngushticë dhe thjesht TA MARRIN”.

Në një postim në Truth Social, ai shkruan se vendet do të “duhet të fillojnë të mësojnë si të luftojnë për veten, SHBA-ja nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu si ju nuk ishit për ne”, duke iu drejtuar vendeve “që refuzuan të përfshiheshin në eliminimin e Iranit”.

“Irani është, në thelb, i shkatërruar. Pjesa e vështirë ka mbaruar,” shton postimi, duke përfunduar me: “Shkoni merrni vetë naftën tuaj!”

Në një postim pasues në Truth Social, Trump thotë se Franca “nuk do të lejonte avionët që shkonin drejt Izraelit, të ngarkuar me furnizime ushtarake, të fluturonin mbi territorin francez”.

Ai vazhdon duke thënë se Franca “ka qenë shumë e padobishme në lidhje me ‘Kasapin e Iranit’, i cili është eliminuar me sukses!”

Postimi përfundon me presidentin amerikan që thotë: “SHBA-ja do TA MBAJË MEND!!!”