BOTA, 10 Dhjetor 2025, 21:37

Shefja e Zgjerimit: Anëtarësimi i Ukrainës në BE, i pashmangshëm, pavarësisht kundërshtimeve të Hungarisë

Shefja e Zgjerimit: Anëtarësimi i Ukrainës në BE, i

Shefja e zgjerimit të Bashkimit Evropian tha sot se është e bindur se Hungaria nuk do ta pengojë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE, të cilën e përshkroi si “të pashmangshme”, sipas AP.

“Nuk jam e shqetësuar”, u tha komisionerja e BE-së, Marta Kos gazetarëve gjatë vizitës në një central në Ukrainën Perëndimore – që u dëmtua rëndë nga sulmet ruse kundër infrastrukturës civile.

“Do të shqetësohesha nëse do të kishte shqetësime të vërteta”, tha ajo.

“Lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në BE – i cili është i pashmangshëm – e shoh si një spirancë politike të garancive të sigurisë”, tha Kos duke vënë në dukje se në territorin e Bashkimit Evropian nuk kishte pasur kurrë luftë.

Ukraina shpreson të bashkohet me bllokun deri në fund të dekadës dhe mbetet e frustruar që rruga e saj drejt anëtarësimit në NATO duket e pasigurt.

Kievi paraqiti një kërkesë zyrtare për anëtarësim në BE në vitin 2022 menjëherë pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Komisionerja Kos ka thirrur nesër një takim informal të ministrave të Çështjeve Evropiane – për t’u përgatitur për fazën tjetër të bisedimeve të anëtarësimit.

“Sa më shpejt të ndërmerren reformat e nevojshme, aq më i shpejtë mund të jetë procesi”, tha Kos.