TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Neni 5 nuk është në tryezë, pasi mbrojtja ajrore e aleancës rrëzoi dje një raketë balistike mbi hapësirën ajrore të Turqia. Rutte e cilësoi incidentin si “serioz”, por theksoi se “askush nuk po flet për Nenin 5”.
Neni 5 i NATO parashikon se nëse një aleat i NATO-s përballet me një sulm të armatosur, çdo anëtar tjetër i Aleancës do ta konsiderojë atë si një sulm kundër të gjithëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar.
Incidenti i djeshëm shënoi herën e parë që Turqia, një anëtare e aleancës ushtarake, përfshihet në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke ngritur shqetësime për një zgjerim të mundshëm të përplasjes që mund të përfshijë edhe aleatët e saj.
Rutte shtoi se NATO mbështeti Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veprimet që synonin aftësitë bërthamore dhe raketore të Irani, pasi sipas tij vendi ishte “afër të bëhej një kërcënim edhe për Evropën”. Ndërkohë, Teherani ka mohuar se ka lëshuar raketën në drejtim të Turqisë.