BOTA, 10 Mars 2026, 21:47

SHBA/ Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Çmimet e benzinës do të bien kur të arrihen objektivat e presidentit Trump për Iranin

SHBA/ Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë:

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Levitt, deklaroi se amerikanët do të shohin çmimin e benzinës të bie ndjeshëm sapo objektivat e sigurisë kombëtare të ushtrisë amerikane në Iran të arrihen plotësisht. Mediat e huaja shkruajnë se, zëdhënësja tha se operacionet do të përfundojnë kur Presidenti Donald Trump të përcaktojë se objektivat janë arritur dhe Irani të dorëzohet pa kushte. Trump është optimist se objektivat do të arrihen shpejt.

"Qëndroni të sigurt, rritja e fundit e çmimeve të naftës dhe gazit është e përkohshme dhe ky operacion do të çojë në çmime më të ulëta të benzinës në planin afatgjatë", tha ajo.

Lidhur me situatën e tregut, Levitt tha se presidenti dhe këshilltarët e tij të energjisë po e monitorojnë atë nga afër", duke folur me udhëheqësit e industrisë dhe ushtria po zhvillon plane shtesë, pas direktivës së Trump për të mbajtur Ngushticën e Hormuzit të hapur për transportin detar.

Zëdhënësja gjithashtu mohoi se anijet e Marinës Amerikane po shoqëronin tankerë që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Levitt po i përgjigjej një gazetareje e cila e pyeti pse Sekretari i Energjisë fshiu një postim në Platformën X në të cilin ai pretendonte se forcat amerikane shoqëruan me sukses një tanker për të siguruar që nafta të vazhdonte të rrjedhë drejt tregjeve globale.