BOTA, 28 Mars 2024, 08:46

SHBA, i riu vret me thikë katër persona dhe plagos pesë të tjerë

SHBA, i riu vret me thikë katër persona dhe plagos pesë të

Katër persona janë vrarë dhe pesë janë plagosur pasi u goditën me thikë nga një i ri në shtetin amerikan të Illinois.

Një nga të plagosurit raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Viktimat janë një 15-vjeçare, një grua 63-vjeçe, një burrë 49-vjeç dhe një 22-vjeçar.

Autori i dyshuar i krimeve mësohet se është një 22-vjeçar, i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia. Ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Sulmi brutal ndodhi në një lagje në harkun kohor prej rreth 20 minutash. Fillimisht autori u fut në shtëpi pranë kryqëzimit të rrugës Florence dhe Eggleston Road.

Një grua raportohet se në përpjekje për t’u larguar u godit me thikë në fytyrë dhe duar nga i riu dhe u plagos rëndë. Një grua që u përpoq ta ndihmonte gjithashtu u godit me thikë.