TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teherani ka refuzuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 48-orësh, sipas raportimeve të mediave iraniane.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars raportoi se SHBA-ja kishte propozuar ditën e sotme një armëpushim të përkohshëm përmes një vendi ndërmjetës.
“Përgjigjja e Iranit ndaj këtij propozimi nuk erdhi në formë të shkruar, por u reflektua në terren përmes vazhdimit të sulmeve intensive”, thuhet në raportimin e Fars.
Ndërkohë, Wall Street Journal raportoi se Irani ka informuar zyrtarisht ndërmjetësit për mosgatishmërinë e tij për t’u takuar me zyrtarët amerikanë në Islamabad në ditët në vijim.