BOTA, 13 Mars 2026, 15:34

SHBA hoqi sanksionet ndaj naftës ruse, Costa: Vendimi shqetësues, rritja e presionit ekonomik ndaj Moskës është thelbësor për një paqe të drejtë e të qëndrueshme

SHBA hoqi sanksionet ndaj naftës ruse, Costa: Vendimi shqetësues,

Bashkimi Evropian e përshkroi sot si shumë shqetësues vendimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr sanksionet që kishin vendosur ndaj naftës ruse për shkak të rritjes së çmimeve të naftës bruto për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Ky vendim “ka ndikim në sigurinë evropiane…Dobësimi i sanksioneve rrit burimet ruse për të zhvilluar një luftë agresive kundër Ukrainës”, tha Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, institucionit që përfaqëson 27 shtetet e Bashkimit Evropian, duke shprehur keqardhjen e tij.

“Rritja e presionit ekonomik mbi Rusinë është thelbësore që Moska të bjerë dakord të negociojë seriozisht për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Costa në një postim në X.

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot një heqje dorë 30-ditore nga sanksionet që u lejon vendeve të blejnë naftë dhe produkte nafte ruse të ngarkuara tashmë në anije.