BOTA, 7 Mars 2026, 12:31

SHBA forcon praninë ushtarake/ Dërgon aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA forcon praninë ushtarake/ Dërgon aeroplanmbajtësen e

Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa një tjetër aeroplanmbajtëse po përgatitet të vendoset në rajon mes tensioneve në rritje me Iranin.

Sipas raportimeve të Fox News, aeroplanmbajtësja “USS George HW Bush” përfundoi përgatitjet përfundimtare për misionin e saj të enjten. Marina Amerikane njoftoi se anija së bashku me anijet luftarake shoqëruese përfunduan ushtrimin kompleks të gatishmërisë operacionale të kërkuar për të certifikuar grupet e sulmit të aeroplanmbajtësve para se të ndërmarrin misione operacionale. 

Sipas Institutit Detar Amerikan, ky proces është një kërkesë kyçe që një grup sulmi të konsiderohet plotësisht i gatshëm për vendosje. “USS George HW Bush” pritet të vendoset së shpejti dhe të drejtohet për në Mesdheun lindor, duke forcuar më tej praninë ushtarake amerikane në rajonin më të gjerë.

Në të njëjtën kohë, USS Gerald R. Ford , aeroplanmbajtësja më e madhe në botë u vendos së fundmi në të njëjtën zonë gjeografike.  USS Abraham Lincoln mbetet në Detin Arabik, ku po merr pjesë në operacione që lidhen me luftën në Iran.