TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka deklaruar se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat pritet të nisin nesër në Islamabad, përbëjnë një moment “vendimtar” për të ardhmen e armëpushimit në konfliktin në Lindjen e Mesme.
Sipas Sharif, këto negociata janë “make or break”, duke nënkuptuar një pikë kthese kritike që do të përcaktojë nëse do të arrihet një armëpushim i përhershëm pas përshkallëzimit të dhunës që ka vijuar për javë të tëra në rajon.
Takimi në kryeqytetin pakistanez shihet si një përpjekje e rëndësishme diplomatike për të konsoliduar armëpushimin e brishtë dhe për të hapur rrugën drejt një marrëveshjeje afatgjatë paqeje.