TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shumica e kompanive perëndimore vazhdojnë të operojnë në Rusi, pavarësisht se shumë biznese të huaja njoftuan largimin e tyre nga vendi në përgjigje të konfliktit midis Moskës dhe Kievit, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.
Firmat austriake janë "shumë të angazhuara" si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, pranoi Schallenberg gjatë një konference të përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Vjenë të premten. Austria është investitori i gjashtë më i madh në ekonominë e Ukrainës", theksoi ai.
"Dhe po, kompanitë austriake ishin gjithashtu të pranishme në Rusi dhe pjesërisht janë ende të pranishme, si rreth 95% e të gjitha kompanive perëndimore," pohoi ministri i Jashtëm. Schallenberg këmbënguli se kufizimet ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për operacionin e saj ushtarak kundër Ukrainës duhet “të respektohen plotësisht… Nuk mund të ketë asnjë përjashtim”.
Ai gjithashtu fajësoi presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e gazit dhe grurit si "levë" në mes të përplasjes me Perëndimin. Austria do të vazhdojë të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi i furnizuar nga Rusia, me synimin për t'u bërë "100% e pavarur" deri në vitin 2027, u zotua ministri.
Është e rëndësishme që Vjena dhe Uashingtoni të "qëndrojnë së bashku krah për krah" në funksion të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës", tha Schallenberg.