TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas gati katër vitesh lufte në Ukrainë, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të G7-s kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke theksuar se bisedimet mes Kievit dhe Moskës mbeten në ngërç.
Në deklaratën përfundimtare pas takimit në Kanada, përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Kanadasë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë dhe Japonisë riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe theksuan se “kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me dhunë”.
Ministrat paralajmëruan gjithashtu se po shqyrtojnë masa shtesë ndaj vendeve dhe subjekteve që ndihmojnë në financimin e luftës së Rusisë, ndërsa dënuan furnizimet ushtarake që Moska po merr nga Koreja e Veriut dhe Irani, duke përmendur gjithashtu rolin e Kinës në mbështetjen indirekte të Rusisë.