BOTA, 30 Mars 2024, 16:58

Rusia sulmon me raketa e dronë Ukrainën lindore! Bombardohen 4 rajone

Rusia sulmon me raketa e dronë Ukrainën lindore! Bombardohen 4 rajone

Rusia ka lëshuar katër raketa dhe 12 drone Shahed në Ukrainën lindore gjatë natës. Zyrtarët e Ukrainës thanë se nëntë prej dronëve u rrëzuan në katër rajone të Ukrainës.

Më 22 mars, Rusia kreu një sulm të madh ajror në sistemin energjetik të Ukrainës si pjesë e “hakmarrjes” së Moskës për sulmet e Ukrainës në rajonet kufitare ruse.

Edhe këtë javë, objektiv ishin sistemet energjetikë. Gjatë sulmeve të ditëve të fundit ndaj qyteteve ukrainase, Moska ka rritur përdorimin e raketave balistike, të cilat janë shumë më të shpejta se raketat e zakonshme të lundrimit dhe më të vështira për t’u rrëzuar.