BOTA, 9 Janar 2026, 23:15

Rubio paralajmëron: Nëse Kuba vazhdon në këtë rrugë, do të përballet me “kolaps shoqëror”

Rubio paralajmëron: Nëse Kuba vazhdon në këtë

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio është pyetur shkurtimisht për të folur mbi Kubën, aleaten e Venezuelës në Karaibe dhe vendin nga ku janë me origjinë prindërit e sekretarit amerikan të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar së fundmi tonet kërcënuese ndaj Kubës, si edhe ndaj Kolumbisë, pas kapjes së Nicolás Maduro-s dhe marrjes nën kontroll të Venezuelës.

Rubio u shpreh:

“Njerëzit që janë në pushtet në Kubë kanë një zgjedhje për të bërë. Ata ose mund të kenë një shtet të vërtetë me një ekonomi reale, ku qytetarët e tyre të mund të përparojnë, ose mund të vazhdojnë me diktaturën e tyre të dështuar. Kjo do të çojë në kolaps sistemik dhe shoqëror. Është një zgjedhje shumë e qartë dhe dramatike, dhe ne shpresojmë që ata të marrin vendimin e duhur. Ne nuk kemi interes për një Kubë të destabilizuar, por kjo do të ishte faji i tyre, sepse ata refuzojnë t’u japin qytetarëve të Kubës liri ekonomike apo politike.”