BOTA, 6 Maj 2026, 21:51

Rreth 1000 tifozë evakuohen nga metroja në Mynih për shkak të një zjarri gjatë rrugës për ndeshjen Bayern–PSG

Rreth 1000 tifozë evakuohen nga metroja në Mynih për shkak

Rreth 1000 tifozë u evakuuan nga një tren në metronë e Mynihut në Bavari për shkak të një zjarri teksa ata ishin duke shkuar për të ndjekur ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Bayernit dhe Paris Saint Germain.

‘Për shkak të një ndërhyrjes të zjarrfikësve në stacionin Dietlindenstrasse, metropolitana me rreth 1000 tifozë në bord u evakuua-theksoi policia e Mynihut në një postim në rrjetin social X duke sinjalizuar për probleme në qarkullim në zonë.

Incidenti soli në pezullimin e linjës U6, një prej linjave kryesore që të çon drejt Allianz Arena. Sipas informacioneve të para të sjella nga e përditshmja ‘Bild’, alarmi për zjarrin u shkaktua nga një cigare elektronike që e bëri të nevojshme tërheqjen e trenit nga shërbimi.