BOTA, 31 Mars 2026, 22:29

Rrëmbimi në Bagdad/ DASH: Gazetarja amerikane ishte paralajmëruar për kërcënime

Rrëmbimi në Bagdad/ DASH: Gazetarja amerikane ishte paralajmëruar

Gazetarja amerikane Shelly Kittleson, e rrëmbyer në Bagdad, kishte marrë më herët paralajmërime për kërcënime ndaj saj, konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndihmëssekretari Dylan Johnson deklaroi se SHBA beson se në rrëmbim është përfshirë një individ me lidhje me grupin e armatosur Kataib Hizballah, i cili tashmë është ndaluar.

Autoritetet amerikane po bashkëpunojnë me FBI për të siguruar lirimin sa më të shpejtë të gazetares, ndërsa hetimet vijojnë.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit rikujtoi se Iraku mbetet në nivelin më të lartë të rrezikut për udhëtime (Level 4), duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë dhe të largohen menjëherë nga vendi.