BOTA, 27 Prill 2026, 13:47

Rikthehet rreziku/ “Ngrirja” e bisedimeve me Iranin, Trump thërret takim për të vendosur për fazat e ardhshme të luftës

Rikthehet rreziku/ “Ngrirja” e bisedimeve me Iranin, Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të mbajë sot një takim krize për të vendosur hapat e mëtejshëm me Iranin.

Sipas medias amerikane Axios, Trump ka thirrur këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në Dhomën e Situatave.

“Takimi pritet të përqendrohet në ngërçin aktual në negociatat me Iranin dhe opsionet e mundshme për fazat e ardhshme të luftës”, shpjegoi Axios.

Irani i ka paraqitur një propozim të ri Uashingtonit, duke rënë dakord të negociojë programin e tij bërthamor nëse SHBA-të heqin rrethimin e Ngushticës së Hormuzit.

Në bisedimet me ndërmjetësit pakistanezë, egjiptianë, turq dhe katarë gjatë fundjavës, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi thuhet se e bëri të qartë se nuk ka konsensus brenda udhëheqjes iraniane se si të adresohen kërkesat e SHBA-së.

SHBA-të kërkojnë që Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit për të paktën një dekadë dhe të heqë materialin radioaktiv nga vendi.