BOTA, 17 Shkurt 2026, 18:30

Reshjet e dendura të borës godasin Evropën, rritet rreziku i ortekëve në vendpushimet dimërore

Reshjet e dendura të borës godasin Evropën, rritet rreziku i

Rreziku i ortekëve në vendpushimet e sporteve dimërore të Evropës mbetet i lartë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, sipas autoriteteve në Zvicër, Austri, Francë dhe Gjermani.

“Valais në Zvicër shpalli sot në mëngjes, paralajmërimin më të lartë për ortekët, “Niveli 5”, ndërsa “Niveli 4″ mbetet në fuqi në të gjithë rajonin alpin”, raportoi Instituti WSL për Kërkime mbi Borën dhe Ortekët, në Davos.

Rrezik i lartë u raportua gjithashtu në Austrinë perëndimore – ku bora ka arritur një trashësi prej mbi 1,800 metra.

“Bora e freskët dhe reshjet e dëborës të shkaktuara nga era mund të shkaktojnë ortekë në Vorarlberg dhe pjesë të Tirolit”, thanë raportet.

Rreshje të mëtejshme të dendura të dëborës parashikohen në disa zona të Austrisë, këtë javë.

Zyrtarët italianë të shpëtimit malor bënë thirrje për kujdes të madh në male, veçanërisht në Piemonte, Luginën e Aostës dhe Tirolin Jugor.

Në Francë, shërbimi kombëtar i motit “Météo France” raportoi rrezik të lartë për ortekët.

Zyrtarët e shpëtimit malor shpallën rrezikun e “Nivelit 3” në Malet Tatra.

Bora e freskët në Alpet Gjermane shkaktoi rritjen e rrezikut të ortekëve. Një skiator vdiq në Allgäu në borë të thellë, dhe nivelet e paralajmërimit 4 dhe 5 u shpallën në rajonin – i cili kufizohet me Austrinë.

Autoritetet gjermane raportuan gjithashtu rrezik të ortekëve në Pyllin e Zi në jugperëndim, veçanërisht në rajonet përreth Feldbergut pranë kufirit zviceran.

Tre skiatorë që kishin lënë pistën dhe kishin shpërfillur paralajmërimet për ortekët, vdiqën në Alpet Franceze. Të dielën, tre skiatorë vdiqën në Luginën e Aostës, dhe dy snowboardistë austriakë vdiqën në Tirol.