TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Legjenda e futbollit anglez, David Beckham, dhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, janë futur në listën e miliarderëve britanikë, sipas renditjes vjetore të Sunday Times.
Pasuria e çiftit vlerësohet në 1.185 miliardë paund, ose rreth 1.36 miliardë euro. Sipas medias britanike, pasuria e tyre është dyfishuar gjatë vitit të fundit.
Sunday Times thekson se rritja e madhe financiare erdhi nga investimet në futboll, pasuri të paluajtshme, ushqim, pije dhe modë.
David Beckham konsiderohet tashmë sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit.
Një pjesë e rëndësishme e rritjes lidhet me investimet e tij te klubi amerikan Inter Miami CF, ku ylli argjentinas Lionel Messi rinovoi kontratën deri në vitin 2028.
Ndërkohë, marka e modës Victoria Beckham, e themeluar në vitin 2008, arriti për herë të parë të kalojë mbi 100 milionë paund xhiro vjetore.
Në listën e më të pasurve të Sunday Times për këtë vit përfshihen edhe vëllezërit Noel Gallagher dhe Liam Gallagher, pas ribashkimit të grupit Oasis.
Gjithashtu në renditje është futur edhe manjati i kriptomonedhave Christopher Harborne, si dhe themeluesi i bankës online Revolut, Nikolay Storonsky, pasuria e të cilit u rrit ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.
Në krye të listës vazhdon të mbetet familja e biznesmenit indian Gopi Hinduja, me një pasuri prej rreth 38 miliardë paundësh.