BOTA, 14 Nëntor 2025, 22:43

Raporti: 41.8% e adoleshentëve italianë kërkojnë mbështetje psikologjike nga IA

Raporti: 41.8% e adoleshentëve italianë kërkojnë

Më shumë se një në katër adoleshentë në Itali kërkojnë mbështetje psikologjike nga inteligjenca artificiale. Sipas një raporti të publikuar nga dega italiane e OJQ-së “Save The Children”, 41.8% i janë drejtuar aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale për ndihmë në momente trishtimi, vetmie ose ankthi.

Sipas shifrave të OJQ-së, mbi 92% e të rinjve të moshës 15-19 vjeç të intervistuar përdorin mjete të inteligjencës artificiale, krahasuar me 46.7% të të rriturve. Dhe më shumë se 42% i janë drejtuar chatbot-eve të inteligjencës artificiale për të kërkuar këshilla për vendime të rëndësishme.

Raporti thekson gjithashtu se 9% kanë vendosur të vetëizolohen për shkak të problemeve psikologjike, ndërsa 12% kanë përdorur ilaçe psikiatrike pa recetën e mjekut.

Raporti i organizatës “Save The Children Italia” thekson se vetëm gjysma e adoleshentëve italianë kanë vizituar një ekspozitë ose muze vitin e kaluar dhe pothuajse një në pesë nuk bën asnjë ushtrim fizik. Gjithashtu, më shumë se 46% e adoleshentëve italianë nuk lexojnë libra.