BOTA, 21 Mars 2026, 19:39

Raketa iraniane godet Dimonën, pranë reaktorit bërthamor të Izraelit, të paktën 20 të plagosur

Raketa iraniane godet Dimonën, pranë reaktorit bërthamor të

Irani pretendon se ka goditur me raketë pranë reaktorit bërthamor të Dimonës në Izrael.

Mediat raportojnë për rë paktën 20 të plagosur në Dimona, në jug të Izraelit.

Nuk ka raportime për viktima dhe detaje të këtij sulmi. Teksa pritet kundërpërgjigja e IDF-së. Izraeli më herët sot kishte sulmuar pranë centralit bërthamor të Iranit në Natanz.

Kurse të paktën pesë persona u plagosën lehtë kur një raketë e Hezbollahut goditi një shtëpi në qytetin verior izraelit të Ma’alot-Tarshiha, sipas burimeve mjekësore.

Shërbimi i emergjencës izraelite Magen David Adom tha se lëndimet u shkaktuan nga shrapnel. Po sot, imazhet satelitore nga Sentinel-2 (sateliti evropian që hartëzon fatkeqësitë natyrore) tregojnë se aeroplanmbajtësja amerikane hyri në Gjirin e Suezit dje, të enjten, për të kaluar nëpër Kanal dhe prej andej në Mesdhe me destinacion përfundimtar Sudën.