TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Radhë të gjata dhe vonesa të shumta janë raportuar në aeroportet kryesore të Shteteve të Bashkuara, ndërsa gjithnjë e më shumë punonjës të sigurisë po japin dorëheqjen.
Agjencia për Sigurinë e Transportit (TSA) bëri të ditur se numri i punonjësve të sigurisë në aeroporte që kanë lënë detyrën ka arritur në 480 që nga mesi i shkurtit, kur nisi mbyllja e pjesshme e qeverisë.
Një zyrtare e lartë e TSA, Ha McNeil, informoi një anëtar të një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve se situata e krijuar, ku rreth 50 mijë punonjës të agjencisë detyrohen të punojnë pa pagesë, po shkakton presion të madh në sistem dhe ka sjellë radhët më të gjata në historinë e TSA-së.
Ajo paralajmëroi se, nëse problemet me mungesën e stafit përkeqësohen, agjencia mund të detyrohet të mbyllë aeroportet më të vogla në vend.