TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia katalanase ka arrestuar Jonathan Andic, djalin e themeluesit historik të kompanisë Mango, Isak Andic, nën dyshimet për vrasjen e babait të tij.
Lajmi është raportuar nga gazeta katalanase La Vanguardia. Biznesmeni Isak Andic vdiq më 14 dhjetor 2024, pasi ra në një përrua gjatë një shëtitjeje në malin Montserrat, në provincën e Barcelonës.
Sipas mediave spanjolle, Jonathan Andic po merret në pyetje nga hetuesit lidhur me ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2024, kur Isaac Andic humbi jetën pasi ra nga një shkëmb pranë zonës së Montserrat, në Katalonjë. Fillimisht rasti u konsiderua një aksident tragjik, por hetimet kanë marrë një tjetër drejtim, pasi autoritetet po shqyrtojnë tashmë pistën e një vrasjeje të mundshme.
Ai ndodhej i shoqëruar vetëm nga djali i tij, Jonathan, i cili në atë kohë deklaronte se bëhej fjalë për një aksident tragjik.
Çështja u mbyll fillimisht në janar 2025 për mungesë provash, por më pas u rihap pasi hetuesit siguruan informacione të reja. Hetimi u fokusua te djali i madh i sipërmarrësit, i cili ishte i vetmi person që ndodhej me të në momentin e ngjarjes.
Sipas mediave, në hetime ka ndikuar edhe dëshmia e Estefania Knuth, partneres së Isak Andic, e cila ka përshkruar një marrëdhënie të tensionuar mes babait dhe djalit, të ndikuar nga mosmarrëveshje familjare dhe konflikte për menaxhimin e kompanisë. Hetuesit kanë urdhëruar gjithashtu analiza të celularit të Jonathan Andic dhe rishikim të rrethanave të rënies.
Isak Andic, i lindur në Stamboll në vitin 1953, ishte themeluesi i markës Mango, e cila u krijua në vitin 1984 dhe u shndërrua në një nga kompanitë më të mëdha të modës në botë, me mijëra dyqane në mbi 100 vende. Pas vdekjes së tij, Jonathan Andic kishte marrë drejtimin e kompanisë si president.