TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria franceze përballet sot, më 14 janar, me dy mocione të reja mosbesimi.
Por sipas raportimit të mediave, nuk kanë ndonjë shans të rëndësishëm për t’u votuar nga Asambleja Kombëtare Franceze.
Këto propozime u paraqitën nga partia e ekstremit të djathtë “Alarmi Kombëtar” dhe partia e së majtës radikale “Franca e Pabindur”, me rastin e miratimit nga BE-ja, pavarësisht rezistencës së Francës, të marrëveshjes tregtare me vendet e MERCOSUR-it.
Megjithatë, duke pasur parasysh refuzimin e Partisë Socialiste dhe Partisë Republikane për të votuar në favor të tyre, rezultati më i mundshëm është që ato të refuzohen.