BOTA, 28 Dhjetor 2023, 15:29

Putin ‘hap letrat’, tregon  edhe sa vite do të zgjasë lufta në Ukrainë

Putin ‘hap letrat’, tregon  edhe sa vite do të zgjasë

Në mars 2023 gjatë vizitës së presidentit kinez në Moskë, Vladimir Putin i tha Xi Jinping se lufta në Ukrainë do të vazhdojë të paktën 5 vite, shkruan rrjeti japonez Nikkei duke cituar burimet e veta.

Me këto deklarata, sipas burimeve të rrjetit japonez, Putin u përpoq të siguronte Kinën se lufta e zgjatur është e dobishme për Rusinë dhe në fund Moska do të fitojë.

Në të njëjtën kohë, kjo ishte një paralajmërim për Xi që të mos ndryshojë qëndrimin e tij pro-rus. Megjithatë, udhëheqja e Kinës është e dyshimtë nëse e konsideron të besueshme deklaratën e Putinit për qëllimin e tij për të vazhduar luftën për pesë vjet.

Bazuar në këto deklarata, Nikkei arrin në përfundimin se mesazhet e Putinit përmes kanaleve diplomatike tregojnë se ai nuk është i gatshëm për armëpushim.