BOTA, 29 Mars 2024, 09:47

Publikohen videot intime në zyrë të ushtarakut ukrainas me dy gra, Kievi e akuzon për tradhti kombëtare

Publikohen videot intime në zyrë të ushtarakut ukrainas me dy

Një video tregon detaje interesante rreth një njeriu që ka shumë të ngjarë të jetë komisari kryesor ushtarak i Rivne, nënkoloneli Oleksandr Yarmoshevich.

Ky i fundit aktualisht ndodhet në arrati në Spanjë pasi që Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës po e akuzon për tradhti, shkruajnë mediat ukrainase.

Nëse Yarmoshevich kreu tradhti është një pikëpyetje, por së fundi atij i janë publikuar disa video intime.

Pamjet tregojnë se si ai po kalon një kohë të mirë në zyrën e punës – me dy gra të ndryshme, me sa duket kolege.

Ai shihet duke u përkëdhelur dhe puthur me to ndërsa ushtaraku është i martuar dhe asnjëra prej grave që shihen në video, nuk është bashkëshortja e tij.

Forcat tokësore të Ukrainës, në varësi të të cilave janë të gjithë ish-komisarët ushtarakë, kanë reaguar tashmë ndaj skandalit.

“Një video incizim me pjesëmarrjen e kreut të njërës prej qendrave territoriale të rekrutimit dhe mbështetjes sociale të rajonit Rivne po shpërndahet në internet nga burime anti-ukrainase. Një hetim zyrtar ka filluar në lidhje me videon e publikuar”, thotë një zyrtar.

Nuk dihet se kur dhe si është marrë video dhe duket se kamera është instaluar fshehurazi – dhe po hetohet. /Telegrafi/