TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi sot se po punon prej kohësh që Izraeli të reduktojë praninë e tij ushtarake në Gaza, pasi protestuesit që bënin thirrje për armëpushim e ndërprenë atë gjatë një fjalimi në fushatën presidenciale.
“Kam punuar në heshtje me qeverinë izraelite për t’i bërë ata të reduktojnë prezencën ushtarake dhe të largohen nga Gaza,” tha Biden në Charleston të Karolinës së Jugut.
Një protestues i vetëm filloi ta ndërpresë Biden, duke kërkuar armëpushim për Gazën përpara se disa të tjerë t’i bashkoheshin duke brohoritur: Armëpushimi, tani!”