TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta të mëdha janë përhapur në dhjetëra qytete të Shteteve të Bashkuara, pasi Alex Pretti, 37 vjeç, u qëllua për vdekje nga agjentë federalë.
Demonstratat shpërthyen një ditë pas një marshimi masiv kundër Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis dhe u shtrinë në New York, Washington DC, San Francisco, Boston, Los Angeles dhe Providence. Pavarësisht temperaturave ekstreme, mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për Pretti-n dhe ndalimin e operacioneve të ICE.
Në Minneapolis, protestuesit u rikthyen në vendin ku Pretti u vra, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur pankarta me mesazhin “Drejtësi për Alex Pretti”. Në New York, turma të mëdha u mblodhën në Union Square, ku u dëgjuan thirrje për shpërbërjen e ICE.
Në Washington DC, qindra persona protestuan përpara selisë së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), ndërsa në San Francisco dhe Los Angeles protestat u shoqëruan me slogane kundër “terrorizimit të komuniteteve nga agjentët federalë”.
Sipas pamjeve video që janë bërë virale, Pretti shihet duke u përplasur në tokë nga agjentët federalë dhe më pas qëllohet disa herë. Analistë të pavarur kanë deklaruar se nga pamjet nuk duket se ai kishte armë në dorë në momentin e të shtënave.
Autoritetet federale pretendojnë se Pretti iu afrua agjentëve me një armë zjarri, por shefi i policisë së Minneapolis konfirmoi se ai ishte pronar ligjor i armës dhe me leje mbajtjeje, sipas ligjit të Minesotës.
Ngjarja ka ndezur debat të ashpër kombëtar mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe rolin e ICE në qytetet amerikane.