TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin “Truth Social”, listat e imigrantëve që përfitojnë ndihma sociale nga SHBA-të. Në këtë listë, në mesin e shumë shteteve ndodhen edhe kosovarët, ku 46.0% e tyre janë përfitues të këtyre ndihmave.
Sipas këtyre të dhënave, 46% e familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale, duke e renditur Kosovën ndër vendet me përqindje të mesme të përfituesve. Ndërkohë, Shqipëria renditet me 41.3%, një shifër gjithashtu e konsiderueshme krahasuar me shumë vende të tjera.
Statistikat i referohen familjeve emigrante që përfitojnë programe të ndryshme ndihme sociale, përfshirë mbështetje financiare, ushqimore apo shërbime të tjera shtetërore.
Publikimi i këtyre shifrave vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm në SHBA mbi emigracionin dhe politikat sociale.
Ndërsa, shifra e shqiptarëve të Shqipërisë përfitues të ndihmave është 41.3%.
“Economictimes”, shkruan se Lista e titulluar ‘Normat e Marrësve të Ndihmës Sociale për Imigrantët sipas Vendit të Origjinës’ përfshin rreth 120 kombe dhe territore anembanë botës, emigrantët e të cilëve në SHBA marrin ndihmë.
Lista përfshin Bangladeshin, me 54.8 përqind të familjeve imigrante nga ai vend që marrin ndihmë, Pakistanin (40.2 përqind), Nepalin (34.8 përqind), Kinën (32.9 përqind) dhe Izraelin/Palestinën (25.9 përqind), Ukrainën 42.7 përqind…etj.
