BOTA, 16 Prill 2026, 16:30

Presidenti Perez shpërthen në dhomën e zhveshjes, shpëton vetëm njëri te Reali: E papranueshme, shumë prej jush…

Presidenti Perez shpërthen në dhomën e zhveshjes, shpëton

Florentino Perez ka shpërthyer ndaj lojtarëve në dhomat e zhveshjes, ndërsa Real Madrid u eliminua në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve nga Bajerni. Për madrilenët mund të jetë sezoni i dytë pa trofe, dhe presidenti Perez e ka të vështirë që ta kapërdijë.

Nëse të gjithë u morën me gjykimin nga lojtarët, Perez nuk bëri të njëjtën gjë. Pasi la të lirë Gylerin, presidenti i Realit raportohet të ketë thënë:

“E vlerësoj përpjekjen tuaj sot, por sezoni ka qenë një zhgënjim i vërtetë për të gjithë. I dini detyrat që keni si lojtarë të Real Madridit. Një sezon pa trofe është dështim sepse ne jemi Real Madrid, por dy sezone pa fituar trofe është e papranueshme.

Të luash për Realin ëstë një privilegj me shumë detyrime. Shumë prej jush nuk i kanë përmbushur. Të paktën përfundojeni kampionatin me dinjitet”, është shprehur Perez.