BOTA, 7 Nëntor 2025, 16:06

Presidenti iranian: Duam paqe, por nuk heqim dorë nga programet bërthamore

Presidenti iranian: Duam paqe, por nuk heqim dorë nga programet

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani kërkon paqe, teksa ka theksuar se nuk do të braktisë programet bërthamore dhe raketore, raportojnë mediat shtetërore.

Ndërkohë presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha të enjten se Irani ka kërkuar vazhdimisht që të hiqen sanksionet e SHBA-së kundër vendit.

“Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë bisedime brenda kornizave ndërkombëtare, por jo nëse ata thonë se nuk mund të keni shkencë ( bërthamore ), ose të drejtën për të mbrojtur veten (me raketa) ose ne do t’ju bombardojmë”, tha Pezeshkian.

Irani ka refuzuar vazhdimisht negociatat mbi aftësitë e tij mbrojtëse, duke përfshirë programin e tij të raketave dhe idenë e heqjes dorë nga të gjitha pasurimet e uraniumit në tokën e tij.

“Ne duam të jetojmë në këtë botë në paqe dhe siguri, por jo të poshtërohemi, dhe nuk është e pranueshme që ata të na imponojnë çfarë të duan dhe që ne thjesht t’u shërbejmë atyre”, tha Pezeshkian.

Izraeli e sheh Iranin si një kërcënim ekzistencial. Por Irani thotë se raketat e tij balistike, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 2,000 kilometra, janë një forcë e rëndësishme penguese dhe hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe objektivave të tjerë të mundshëm rajonalë. Irani mohon se kërkon armë bërthamore.