BOTA, 7 Nëntor 2025, 18:42

“Po vjedhin fëmijërinë”, Danimarka ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

“Po vjedhin fëmijërinë”, Danimarka ndalon rrjetet

Danimarka njoftoi sot një masë të re që synon të mbrojë shëndetin mendor të fëmijëve: të miturve nën 15 vjeç do t’u ndalohet qasja në platformat e rrjeteve sociale, ndërsa prindërit do të kenë mundësinë të lejojnë akses për fëmijët mbi 13 vjeç në platforma të caktuara, bënë të ditur zyrtarët e qeverisë.

Qeveria argumenton se kufizimi i aksesit është i nevojshëm për të luftuar efektet negative të përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale tek të vegjëlit, duke përmendur humbjen e kohës, ndikimin në mirëqenie dhe rreziqet për shëndetin mendor.

Në një fjalim para parlamentit muajin e kaluar, kryeministrja Mette Frederiksen mbështeti vendosjen e kufizimeve, ndërsa Ministrja e Dixhitalizimit, Caroline Stagge Olsen, deklaroi:

“Të ashtuquajturat rrjete sociale po lulëzojnë, duke u vjedhur kohën, fëmijërinë dhe mirëqenien fëmijëve tanë, dhe ne do ta ndalojmë këtë tani.”

Sipas zyrtarëve, shumica e partive parlamentare kanë mbështetur masën, duke e konsideruar atë një hap përpara në mbrojtjen e të miturve nga përmbajtje dhe praktika që dëmtojnë zhvillimin e tyre.