BOTA, 9 Dhjetor 2025, 19:22

Po testonte një armë të re mbrojtëse, humb jetën aksidentalisht ushtari britanik në Ukrainë

Po testonte një armë të re mbrojtëse, humb jetën

Një ushtarak i forcave të armatosura britanike u vra në Ukrainë, ndërsa po ndiqte një testim të një arme të re mbrojtëse të ushtrisë ukrainase.

Lajmin e dha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë përmes një postimi në platformën X, ku bëri me dije se incidenti ndodhi larg vijës së parë të frontit.

“Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e ushtarit britanik në Ukrainë,” deklaroi ministri i Mbrojtjes, John Healy.

“Mendimet e mia janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij teksa ata vajtojnë humbjen e një njeriu të dashur. Jemi me ta në këtë moment të vështirë”, shkroi ai.