TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia holandeze ka arrestuar një 29-vjeçar sirian, i cili besohet të jetë anëtar i grupit Shteti Islamik dhe po planifikonte një sulm diku në Evropë, thanë prokurorët, duke cituar postimet e të dyshuarit në mediat sociale.
Agjencia e inteligjencës AIVD gjeti postime në të cilat burri kërcënonte të kryente një sulm në një pjesë të paspecifikuar të Evropës rreth Krishtlindjeve.
Mediat e huaja shkruajnë se prokurorët nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth sulmit të planifikuar ose pse dyshojnë se ai është anëtar i ISIS-it. 29-vjeçari u arrestua më 18 dhjetor në shtëpinë e tij në Fissingen, në Holandën jugperëndimore. Një urdhër gjykate zgjat paraburgimin e tij për të paktën 30 ditë, pasi hetimi është ende në vazhdim.