TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetasi zviceran Arthur Brodard, 16 vjeç, është mes personave që aktualisht rezultojnë të zhdukur, sipas një apeli të bërë nga nëna e tij, Laetitia.
Laetitia, e cila jeton në Lutry pranë Lozanës, i tha gazetës lokale Le Temps se ishte kthyer në Lozanë për të kontrolluar nëse djali i saj ndodhej në spital, ndërsa babai i Arthurit kishte bërë të njëjtën gjë në Bernë, por asnjëri nuk kishte arritur ta gjente.
“Po jetoj një makth, një makth. Ose do ta gjej djalin tim në morg, ose në gjendje kritike. Është e tmerrshme,” tha ajo.
Laetitia i tha gjithashtu gazetës se disa nga miqtë e Arthurit ishin gjetur me djegie që mbulonin pothuajse gjysmën e trupit të tyre. “Nuk ka fjalë; ata kanë kaluar nëpër ferr.”
