BOTA, 23 Nëntor 2025, 16:40

“Plani prek interesat kombëtare”, Trump reagon ndaj Zelenskyt: Asnjë mirënjohje nga Ukraina ndaj SHBA! BE vazhdon të blejë naftë nga Rusia

“Plani prek interesat kombëtare”, Trump reagon ndaj  Zelenskyt:

Të dërguarit më të lartë evropianë dhe ukrainasë po zhvillojnë takime me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, me sekretarin e ushtrisë Dan Driscoll dhe të dërguarin special të Donald Trump, Steve Witkoff, për të diskutuar rreth planit të të paqes me 28 pika.

Teksa bisedimet vazhdojnë në Gjenevë, një ‘sherr’ virtual duket se po nis mes Zelenskyt dhe Trumpit me anë të positmieve në rrjetet e tyre sociale.

Fillimisht ishte presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili dha shenjat e para se Kievi është kundër planit të propozuar nga SHBA-ja.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, vetëm pak minuta më parë Zelensky tha se propozimi amerikan për paqe mund të përfshijnë elementë kritikë për interesat tona kombëtare. Megjithatë ai shtoi se delegacioni ukrainas i dërguar në Gjenevë po punon për gjetjen e një zgjidhjeje që do të jetë e pranuaeshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Delegacioni ukrainas po punon sot në Gjenevë, i përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve të realizueshme për t'i dhënë fund luftës, për të rivendosur paqen dhe për të garantuar siguri të qëndrueshme. Tashmë ka pasur raporte të shkurtra nga anëtarët e delegacionit tonë rreth rezultateve të takimeve dhe bisedimeve të tyre të para. Aktualisht, ekziston një mirëkuptim se propozimet amerikane mund të përfshijnë një numër elementësh të bazuar në perspektivat ukrainase dhe kritikë për interesat kombëtare ukrainase. Po vazhdon puna e mëtejshme për t'i bërë të gjithë elementët vërtet efektivë në arritjen e qëllimit kryesor të parashikuar nga populli ynë: t'i japim fund më në fund gjakderdhjes dhe luftës”, shkruan Zelensky.

Menjëherë pas dekalratës së Zelenskyt nuk ka munguar deklarata e presidentit Trump, i cili shprehu pakënaqësinë e tij ndaj deklaratave të Zelenskyt. Me anë të një psotimi në rrjetin social “Truth Social2, Trump deklaroi se nuk i pëlqen fakti se Ukraina ka vetëm ankesa dhe nuk e falenderon mjaftueshëm SHBA-në për ndihmën dhe përpjekjen e saj për t’i dhënë fund luftës.

Një kërcënim Trump e kishte edhe për Europën e cila i ka dhënë zë kundërshtimit të planit 28 pikësh të paqes, për të cilët tha se ende vijojnë të blejnë naftën ruse dhe se SHBA-ja vazhdon t’iu shesë atyre mbrojtje dhe armë për t’i dërguar në Ukrainë. Një paralajmërim që tregon se Trump është i gatshëm që t’i heqë këto shërbime në rast kundërshtimi të planit.

“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është e dhunshme dhe e tmerrshme që, me një udhëheqje të fortë dhe të duhur nga SHBA-ja dhe Ukraina, NUK do të kishte ndodhur KURRË. Ajo filloi shumë kohë para se unë të merrja detyrën për një mandat të dytë, gjatë Administratës së Joe Bidenit të Përgjumur, dhe vetëm sa është përkeqësuar. Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të ishin manipuluar dhe vjedhur, e vetmja gjë që demokratët e së majtës radikale janë të mirë në të bërë, nuk do të kishte luftë Ukrainë/Rusi, pasi nuk pati, madje as nuk u përmend, gjatë mandatit tim të parë në detyrë. Putini nuk do të kishte sulmuar kurrë! Vetëm kur e pa Joe-n e Përgjumur në veprim tha: "Tani është shansi im!" Pjesa tjetër është histori, dhe kështu vazhdon.

Unë trashëgova një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbëse për të gjithë, sipërsisht miliona njerëz që kanë vdekur kaq pa pajisje. “Udhëheqja” e ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjekjet tona, dhe evropa vazhdon të blejë naftë nga rusia. SHBA-të vazhdon të shesin sasi masive të mëdha armësh nato-s, për shpërndarje në ukrainë (i madh Joe ofroi gjithçka, falas, falas, falas, përfshirë para “të mëdha”!). Zoti i bekofte të gjitha jetët që janë humbur në katastrofën njerëzore! President D.J.T”, shkroi Trump.

Situata duket e zymët për Ukrainën e cila ndodhet në një pozicion jo të mirë në fushëbetejë, politikën e brendshme, me rastet e korrupsionit dhe atë të jashme me ‘armiqësinë’ Zelensky-Trump. Plani duket se nuk ka gjasa të pranohet, por kjo do të thotë ditë të vështira për Ukrainën, e cila mund të humbasë aleatin kryesorë në këtë konflikt, SHBA-në.