BOTA, 24 Nëntor 2025, 12:36

Plani i Trump/ Zelensky: Do të punojmë për propozime paqeje që na forcojnë, jo dobësojnë! Putin dëshiron njohje ligjore të asaj që vodhi

Plani i Trump/ Zelensky: Do të punojmë për propozime paqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky foli për diskutimet e vazhdueshme mbi planin e paqes për Ukrainën.

Sipas presidentit ukrainas, Kievi do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij për të gjetur kompromise mbi propozimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara "për të forcuar, jo për të dobësuar, Ukrainën”.

“Putini dëshiron njohje ligjore të asaj që vodhi... jo vetëm nga Ukraina, ai e dëshiron atë nga e gjithë bota, dhe kjo është shumë e rrezikshme", tha ai.