BOTA, 8 Prill 2026, 22:26

Pezeshkian: Armëpushimi në Liban, kusht kyç i marrëveshjes me SHBA

Pezeshkian: Armëpushimi në Liban, kusht kyç i marrëveshjes

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, theksoi sot se një armëpushim në Liban është një nga kushtet themelore të planit të tij 10-pikësh, që shërben si baza e armëpushimit me Shtetet e Bashkuara, njoftoi agjencia iraniane ISNA.

Në një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron, Pezeshkian deklaroi se pranimi i armëpushimit nga Irani tregon përgjegjësinë dhe gatishmërinë e vendit për të zgjidhur konfliktet përmes kanaleve diplomatike.

Presidenti iranian theksoi se kërkesa për armëpushim në Liban mbetet thelbësore dhe pjesë e planit dhjetëpikësh të Iranit, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si një bazë të qëndrueshme për negociata me Teheranin, përtej armëpushimit dyjavor të rënë dakord.