TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turqia ka thirrur ambasadorin e Ukrainës dhe përfaqësuesit e ngarkuar me punë të Rusisë në Ministrinë e Jashtme turke, për t’u përcjellë shqetësimet e saj lidhur me një sërë sulmesh ndaj anijeve të lidhura me Rusinë brenda zonës ekskluzive ekonomike të vendit në Detin e Zi. Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Beriş Ekincı.
“Jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi shumë serioz gjatë javëve të fundit në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, me sulme nga të dyja palët. Së fundmi, janë regjistruar disa sulme edhe në Detin e Zi, brenda Zonës sonë Ekskluzive Ekonomike,” deklaroi Ekinci gjatë raportimit në komisionin parlamentar të punëve të jashtme.
“Sot dhe dje thirrëm përfaqësuesit rusë dhe ambasadorin e Ukrainës për t’u shprehur shqetësimet tona,” shtoi ai.