BOTA, 19 Mars 2026, 12:57

Përgjigjia ndaj Trump/ Zbulimi, Danimarka u përgatit me aleatët e NATO-s për një pushtim amerikan të Groenlandës! Urdhri që u lëshua më 13 janar

Përgjigjia ndaj Trump/ Zbulimi, Danimarka u përgatit me aleatët e

Në muajin janar, në kulmin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara për shkak të Groenlandës, Danimarka u përgatit, në koordinim me aleatët e saj, për t’iu përgjigjur një pushtimi amerikan të territorit autonom danez, raportoi sot transmetuesi publik danez “DR”.

Media konsultoi urdhrin operativ të 13 janarit 2026, i cili është baza për vendosjen e forcave daneze.

Ai përshkruan një operacion që organizon mbrojtjen e Groenlandës, siç u përcaktua menjëherë pas operacionit amerikan në Venezuelë.

“Meqenëse Trump thoshte gjatë gjithë kohës se dëshiron të blejë Groenlandën dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi në Venezuelë (arrestimi i presidentit Nicolas Maduro), ne ishim të detyruar t’i merrnim seriozisht të gjitha skenarët”, tha një burim anonim danez i mbrojtjes për DR, duke shtuar se Danimarka besonte se “mekanizmi zyrtar i Shteteve të Bashkuara nuk funksionon më si zakonisht”.

Nën mbulesën e ushtrimeve “Arktiku i Qëndrueshëm” midis aleatëve të NATO-s, një regjiment dhe forca speciale daneze, pushkatarë alpinë nga Franca dhe kryesisht ushtarë gjermanë dhe suedezë, u dërguan në Groenlandë.

Nuk ishte një ushtrim në letër, por diçka serioze, i tha DR një burim tjetër anonim.

“Nuk kishte vend për paqartësi “, tha ai.

Si provë, ushtarët mbanin qese gjaku dhe eksplozivë.

As qeveria dhe mbrojtja daneze dhe as qeveria e Groenlandës nuk komentuan mbi këtë informacion.

Pas disa javësh deklaratash agresive, Donald Trump njoftoi më 21 janar në Davos një “kornizë për një marrëveshje të ardhshme” jashtëzakonisht të paqartë për Groenlandën dhe hoqi kërcënimet për tarifa dhe kërcënime ushtarake.

Menjëherë pas kësaj, NATO u mobilizua, duke nisur një mision për të forcuar sigurinë në Arktik, në të cilin marrin pjesë Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara.