BOTA, 7 Dhjetor 2025, 18:47

Pas vjedhjes spektakolare të bizhuterive, përmbytet biblioteka e Antikiteteve Egjiptiane në Muzeun e Luvrit

Pas vjedhjes spektakolare të bizhuterive, përmbytet biblioteka e

Sipas zëvendësdrejtorit të Luvrit, Francis Steinbock, “mes 300 dhe 400 librave” janë prekur nga incidenti. Bëhet fjalë për revista egjiptologjike dhe materiale shkencore që përdoren rregullisht nga studiuesit.

Lajmi, i raportuar fillimisht nga La Tribune de l’Art, u konfirmua më pas edhe nga muzeu për agjencinë AFP. Steinbock shpjegoi se botimet e dëmtuara janë vëllime të lidhura nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX.

Megjithatë, drejtuesit e muzeut theksojnë se nuk ka vend për alarm: “Asnjë vepër nga koleksionet muzeale nuk është prekur,” tha zëvendësdrejtori. “Deri tani nuk kemi asnjë humbje të pariparueshme apo të përhershme.”

Ai shtoi se këto libra janë shumë të rëndësishëm për punën kërkimore, por nuk janë unikalë në nivel global. Plani është që vëllimet e lagura të thahen dhe më pas të dërgohen për restaurim, për t’u rikthyer më vonë në raftet e bibliotekës.