BOTA, 21 Mars 2024, 16:41

Pas vetëm një viti në detyrë, dorëhiqet presidenti aziatik

Pas vetëm një viti në detyrë, dorëhiqet presidenti

Vo Van Thuong raportohet se ka dhënë dorëheqjen pas vetëm një viti si president i Vietnamit. Partia komuniste në pushtet njoftonte dje se presidenti “ka thyer rregullat politike” dhe kjo ka prekur reputacionin e tij. Vietnami karakterizohet si vend “me stabilitet” që sigurohet me regjimin rigoroz komunist të partisë dhe kjo është hera e dytë që një president detyrohet të dorëhiqet brenda një viti në detyrë. 53-vjeçari Vo Van Thuong, ishte personi më i ri që mbante këtë pozicion, dhe tani u bë dhe presidenti me mandatin më të shkurtër.


Pararendësi i tij Nguyen Xuan Phuc dha dorëheqjen vitin e kaluar pas dy vitesh në detyrë, teksa të dy kishin akuza lidhjeje me skandale korrupsioni. Shpjegimet e dhëna nga qeveria nuk tregonin shumë për arsyet e masës, duke thënë vetëm se presidenti Thuong “shkeli rregullat dhe se mangësitë e tij prekën opinionin publik dhe dëmtuan reputacionin e partisë, shtetit deh atij vetë”. Mediat thanë se ai është përfshirë në akuza ryshfeti të bëra ndaj disa zyrtarëve në lidhje me pronat e biznese në Quang Ngai, ku ai ka qenë më parë kryetar i partisë.

Në Vietnamin komunist postet më të larta qeveritare renditen nga lart poshtë presidenti, kryeministri, sekretari i përgjithshëm i partisë dhe parlamenti. Por posti i presidentit është kryesisht ceremonial dhe konsiderohet si një prag për t’u bërë më pas sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste. “Duket se kemi të bëjmë me një skandal të 12 viteve më parë” tha eksperti britanik Carl Thayer, për BBC, duke shtuar se largimi i tij hap garën dhe luftën e brendshme për të zënë vendin. Largimi presidentit përkon me gjyqin e zhurmshëm në vend të ndërtuesit të njohur vendas Ho Chi Minh akuzuar për mashtrime të mëdha financiare.