BOTA, 13 Tetor 2023, 15:01

Pas kryeministrit izraelit, Blinken takohet me udhëheqësin palestinez, zbardhet tema e diskutimit

Pas kryeministrit izraelit, Blinken takohet me udhëheqësin palestinez,

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua të premten me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Aman për të diskutuar pasojat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, veçanërisht pasojat në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruajnë mediat e huaja.

Udhëtimi i sekretarit në Jordani, i vendosur përgjatë pjesës më të madhe të kufirit lindor të Izraelit, vjen pasi Blinken kaloi kohë duke u takuar me zyrtarë izraelitë si dhe me njerëz të prekur drejtpërdrejt nga sulmi dhe lufta, e cila ka vrarë më shumë se 1300 izraelitë dhe të paktën 27 amerikanë.

Blinken u takua gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, me të cilin Presidenti Joe Biden ka qenë në kontakt që nga shpërthimi i krizës. Udhëheqësi jordanez ka shërbyer si një ndërmjetës kyç në negociatat lidhur me Lindjen e Mesme gjatë disa dekadave. Blinken dhe Abdullah II diskutuan “sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Ata folën gjithashtu për “përpjekjet për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”.