BOTA, 12 Prill 2026, 12:34

Pas dështimit të bisedimeve në Pakistan, Starmer thirrje SHBA-ve dhe Iranit: Gjeni një rrugëdalje, armëpushimi është i domosdoshëm

Pas dështimit të bisedimeve në Pakistan, Starmer thirrje SHBA-ve

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka bërë thirrje që Irani dhe Shtetet e Bashkuara të “gjejnë një rrugëdalje” pas dështimit të bisedimeve të paqes të zhvilluara në Islamabad, njofton Downing Street.

Sipas deklaratës zyrtare, Starmer e ka cilësuar të “domosdoshëm” vazhdimin e armëpushimit, duke theksuar se të gjitha palët kanë shmangur deri tani përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ai i ka përcjellë këto qëndrime edhe gjatë një bisede me Sulltanin e Omanit, një vend që luan rol ndërmjetësues në çështje rajonale.

Ndërkohë, Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e ka cilësuar “zhgënjyese” faktin që bisedimet fillestare për përfundimin e konfliktit në Iran kanë dështuar pa një marrëveshje.

Po ashtu Downing Street ka mbrojtur vendimin e Londrës zyrtare për të mos u përfshirë ushtarakisht në konflikt, duke theksuar qasjen e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur zgjidhjet diplomatike.