BOTA, 1 Prill 2026, 09:07

Pas 33 ditësh luftë, Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani brenda dy ose tre javësh, pavarësisht nëse kemi apo jo një marrëveshje

Pas 33 ditësh luftë, Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se operacionet ushtarake amerikane kundër Iran pritet të përfundojnë brenda dy deri në tre javëve të ardhshme, duke theksuar se objektivi kryesor i kësaj fushate tashmë është arritur.

Sipas tij, synimi themelor i strategjisë amerikane ka qenë parandalimi i Tehranit për të zhvilluar armë bërthamore. “Ky ishte objektivi dhe është arritur”, u shpreh Trump, duke shtuar se zhvillimet në terren kanë dobësuar ndjeshëm kapacitetet ushtarake të Iranit.

Ai bëri të ditur se operacionet ndodhen në fazën përfundimtare. “Tani po e mbyllim këtë çështje. Mendoj se brenda dy javësh, ose pak më shumë, gjithçka do të ketë përfunduar. Synojmë të neutralizojmë çdo kapacitet që u ka mbetur”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump la të hapur gjithashtu mundësinë e një marrëveshjeje mes Washingtonit dhe Teheranit, edhe para përfundimit të plotë të operacioneve ushtarake. “Mund të ketë një marrëveshje”, tha ai, duke shtuar se rezultati nuk varet domosdoshmërisht nga pjesëmarrja e Iranit në negociata.

Në deklaratat e tij, Trump pretendoi se ndërhyrja amerikane ka vonuar programin iranian për dekada. “Nuk ka rëndësi nëse ulen në tryezë apo jo. I kemi kthyer pas 15 deri në 20 vite. Nuk kanë flotë detare, nuk kanë ushtri, nuk kanë forcë ajrore”, u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu se udhëheqja iraniane është dobësuar ndjeshëm, duke theksuar se vendi “nuk ka më liderë funksionalë”.

Pas 33 ditësh luftë, Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani