BOTA, 12 Dhjetor 2025, 20:21

Parlamenti francez miraton rinovimin automatik të lejeve të qëndrimit afatgjatë

Parlamenti francez miraton rinovimin automatik të lejeve të

Ligjvënësit francezë në Asamblenë Kombëtare kanë miratuar një propozim që synon rinovimin automatik të lejeve të qëndrimit afatgjatë – duke e bërë potencialisht më të lehtë navigimin në sistemin e emigracionit të vendit, sipas “France24”.

Masa synon të adresojë një “padrejtësi të dukshme” të lidhur me rritjen e kohës së përpunimit, pavarësisht se autoritetet miratojnë më shumë se 99% të aplikimeve.

Gjithashtu, mund të lehtësojë bllokimet në prefekturat franceze. Dje në mbrëmje, Asambleja Kombëtare miratoi një projektligj që synon të lejojë rinovimin automatik të lejeve të qëndrimit afatgjatë.

Midis anëtarëve të parlamentit, projektligji u votua me 98 vota pro – 37 votuan kundër.

E propozuar nga deputetja socialiste Colette Capdevielle, masa synon të adresojë një “padrejtësi të dukshme” të lidhur me kohën e gjatë të përpunimit për rinovimin e lejeve të qëndrimit afatgjatë dhe kartave të rezidentit, edhe pse më shumë se 99% e aplikimeve miratohen.

“Ne kemi arritur të bllokojmë sistemin për më pak se 1% të rasteve”, tha ajo, duke iu referuar listave të gjata të pritjes, muajve që duhen për të marrë një takim, platformave të mbingarkuara dhe, si pasojë, ndërprerjeve të përfitimeve që çojnë në humbjen e punës, pamundësinë për të marrë me qira një shtëpi ose ndërprerjeve në mbulimin e sigurimit shëndetësor.

Legjislacioni përcakton që lejet shumëvjeçare – deri në katër vjet – dhe lejet e qëndrimit – 10 vjet – do të rinovohen automatikisht, vetëm nëse administrata tregon baza ligjore për refuzim.

Ministrja e deleguar pranë ministrit të Brendshëm, Marie-Pierre Vedrenne theksoi kohëzgjatjen e përpunimit në përkeqësim, ndërsa mbrojti kundërshtimin e qeverisë, duke përmendur rreziqet ligjore dhe kushtetuese që lidhen me rinovimet automatike “pa shqyrtim individual”.

Ajo, gjithashtu e konsideroi masën “joefektive”, duke argumentuar se do të zhvendoste ngarkesën e punës – pa ulur kohën e përpunimit dhe se do të dështonte në adresimin e disa “situatave problematike”.