TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Papa Leoni XIV ka bërë sërish thirrje për paqe, duke kërkuar ndaljen e menjëhershme të konflikteve në Lindjen e Mesme.
Ai theksoi se përshkallëzimi i luftës po ndikon në ekuilibrat gjeopolitikë dhe po rrit rrezikun e destabilizimit më të gjerë në rajon dhe më tej.
Papa u bëri apel palëve dhe komunitetit ndërkombëtar për deeskalim urgjent të situatës, duke kërkuar t’i jepet fund dhunës dhe përplasjes ushtarake.
“Mjaft me idhujtarinë e vetes dhe parave! Mjaft me shfaqjen e fuqisë! Mjaft me luftën!”, u shpreh ai, duke nënvizuar nevojën për paqe dhe përgjegjësi ndërkombëtare.