TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Lufta është rikthyer në modë dhe një zell luftarak po përhapet”, deklaroi Papa Leone XIV në përshëndetjet e tij drejtuar trupit diplomatik në Vatikan, duke e konsideruar dobësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar veçanërisht shqetësues.
Gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë, Papa tha se diplomacia që promovon dialogun dhe kërkon konsensusin e të gjithëve është zëvendësuar nga diplomacia e pushtetit, e personave ose e grupeve aleate.
“Parimi që mbizotëroi pas Luftës së Dytë Botërore, i cili u ndalonte vendeve të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është shkelur”, tha ai.
“Ne nuk e kërkojmë më paqen si një dhuratë dhe si një të mirë të dëshirueshme në vetvete (…), por e kërkojmë atë përmes armëve, si një kusht për shpalljen e sovranitetit tonë. Kjo përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore”, shtoi ai pa përmendur një vend specifik.
Më tej, u ndal edhe te çështja e Palestinës, teksa tha se qytetarët palestinezë kanë të drejtë të jetojnë në paqe në tokën e tyre.
“Qytetarët palestinezë kanë të drejtë të jetojnë në paqe në tokën e tyre” në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës”, tha Papa, duke kujtuar qëndrimin e Selisë së Shenjtë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete.
“Fatkeqësisht, po dëshmojmë një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor kundër popullsisë civile palestineze, e cila ka të drejtë të jetojë në paqe në tokën e saj”, theksoi Papa gjatë fjalimit të tij në Vatikan.